Çfarë ndodhi në Munih? Albin Kurti nxori sekretin…

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Pamjet e regjistruara me telefona në takimin e mbyllur në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë nxorën në fokus produktin e monologut të Albinit- ekspozimin“e muskujve të fortë” dhe “me shit mend (filozofi)”– qe doli me një vistër gafesh nga mbidoza e mashtrimeve, tashmë, të konsumuara në fushatën elektorale…!
Në mes të Konferencës së Munihit, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti (“mjeshtri i politikës”) nisi të shfletoi Librin e Filozofisë të aktualitetit, duke “recituar” poezitë e Kosovës para diplomacisë ndërkombëtare, të thënë në formë monologu e narracioni të nisur kohë më parë në “trajnimet” me elektoratin e tij…

Këtë “shfletim” të filozofisë për opinionin tonë ,përkundër thyerjes së rregullave të “Chatham House Rules”që kërkonin të mbaheshin sekret bisedimet, dolën përjashta për ata që ishin jashtë në publik.

GAFET E ALBINIT

Ai në mes tjerash deklaroi,se “Nuk e kam dijtë për delegacionin! Të çlirohet Serbia nga Kosova! Hartat dhe Presidentët … Dhe Plani Marshall… ” Ishin këto disa nga gafet e Albinit.

Sigurisht, shumica e lexuesëve janë në dijeni se pas Luftës së Dytë Botërore Sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Xhorxh Marshall, paraqiti Planin për shërimin e kontinentit të shkatërruar europian. Andaj, ky plan historik që nxiti një rritje ekonomike afatgjatë dhe siguroi kornizën e asaj që më vonë u bë Bashkimi Evropian, nuk i bie tamam aktualitetit (qeshën diplomatët).

Madje, Bini do të duhej të tregohet i kujdeshëm para diplomacisë ndërkombëtare dhe të dijë se ,a ishte kjo kërkesë qesharake në këto rrethana 20 vjet pas luftës dhe a ishte vendi e rendi aty…

A thua ishte më mire të shpalosë edhe autorët e shprehjes se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova” se është pretendenti për çmimin NOBEL për letërsi dhe diplomati U.Hoti, ende i zhdukur në mesin e 1.600 shqiptarëve të tjerë?! Vajet se nuk ka qenë në dijeni për përbërjen e delegacionit për nënshkrimin e marrveshjeve dolen tepër amatoreske,siç dolën edhe inatet me Presidentin e vendit dhe mosnjohja e qëllimit dhe formatit të Planit marshal!

Kujdes Kryeministër me diplomatët amerikanë e ata evropianë! Tashmë nuk je në protesta ë, por në karrigen e të parit të Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme