Nëse zyra juaj është formale, ruhen raporte të qarta hierarkike, atëherë ju duhet të bëni shumë kujdes me emailet.
Nëse punon një ambient ku komunikimi i lirë nuk është aq i lirë, por i strukturuar, atëherë ti e para duhet të bësh shumë kujdes me format e ndryshme të komunikimit, kryesisht me ato që janë të shkruara e bardha në të zezë.
Ka shumë studime dhe opinione për këtë, por të gjitha arrijnë në një pikë të përbashkët: “Mos përdorni asnjëherë në komunikimet profesionale, fytyra të qeshura ‘Emoji’”.
Kjo sepse këto rrallë kanë një imapkt pozitiv, duke i dhënë mesazhit tënd kuptime të dyshimta.
Ato, ndryshe nga të qeshurat reale, nuk rrisin perceptimin e një komunikimi të ngrohtë, përveçse ulin perceptimin e kompetencave tuaja.
Ky rezultat u arrit nga 500 pjesëmarrës në studim, nga 29 vende të ndryshme. Ajo që u pa ishte qe dërguesi pavarësisht se kishte vendosur buzëqeshje në email nuk u duk më i ngrohtë apo miqësor, por më pak profesional.
Kur ju kërkua të përgjigjeshin emaileve të marra, përgjigja sërish habiti. Ata që kishin marrë një email pa këto buzëqeshje ishin më të detajuar në përgjigjet e tyre në raport me të tjerët të cilët emailit me emoji ju përgjigjën shkurt dhe thatë.