Çfarë përmbajnë ushqimet e shpejta dhe sa të dëmshme janë

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ushqimet e shpejta jo gjithmonë janë një zgjidhje e keqe megjithatë në shumë raste ato kanë sasi të madhe sheqeri, kripe, yndyrna dhe karbohidrate. Këto ushqime kanë zakonisht shumë kalori dhe nuk janë shumë të shëndetshme. Sipas një studimi këto ushqime kanë 160-310 kalori që është një sasi e madhe dhe e dëmshme.


Cilat janë ushqimet e shpejta?

Sanduiçi i mëngjesit

Disa përbërës të sanduiçit janë të dëmshëm sepse vezët e skuqura përfshijnë triglyceride, vaj, sije artificiale dhe glycol propilen, i cili është nëj përbërës që përdoret për të bërë polistrën.

Hamburgeri

Hamburgeri bëhet me mish viçi i cilit mund të ketë hormone që përfundojnë në sistemin tuaj.

Pijet e gazuara

Në qoftë se ju këto pije i blini në dyqanet e ushqimeve të shpejta, merrni më shumë kalori sepse janë më të mëdha.

Salca

Sheqeri është përbërësi kryesor për çdo salcë. Salca ka shumë kalori dhe madje përmban shurup orizi, misri, fruktozë. Të cilat kanë shumë kalori të gjitha bashkë.

Kofshë pule

Tek kofshët e pulave ka enë gjaku, kocka dhe lëkura të cilat kanë yndyrë dhe kripë. Mund të shkaktoj probleme me zemrën dhe diabetin.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura përveç kripës dhe yndyrës kanë përbërës artificial dhe sheqer.

Hot Dog

Kanë shumë nitrate dhe përmbajnë një numër të madh kalorish për shkak të mishit dhe salcrave.

Milkshake

Përveç qumështit dhe sheqerit përmban natrium fruktozë dhe ngjyrues të ëmbël.

Të ngjashme