Çfarë po e rindez nacionalizmin në Ballkan?

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 09:43 | Nga Lindita Arapi

Marrëdhëniet mes fqinjëve në Ballkan nuk kanë qenë prej vitesh kaq të helmuara sa sot. Disa politikanë përdorin hapur retorikën e luftës dhe të ndryshimit të kufijve. Çfarë po e rindez nacionalizmin në Ballkan?

Për një kohë të gjatë u duk se Ballkani më në fund i përzuri fantazmat e së shkuarës. Konfliktet u shuan, armiqtë e dikurshëm i dhanë dorën njëri-tjetrit, dialogu filloi të ushtrohej, perspektiva e anëtarësimit në BE jepte shpresë duke e bërë edhe Bashkimin Europian të lumtur.

Por tani Ballkani po zien sërish, aq sa dy ministra të Mbrojtjes të dy anëtarëve ballkanikë të NATO-s, ajo shqiptare, Mimi Kodheli dhe homologu kroat, Damir Krstevic i drejtohen me letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shqetësimi: Serbia me politikën e saj po rrezikon sigurinë në rajon, dhe se „zhvillimet e fundit”, kërcënojnë sigurinë e Kosovës e më gjerë.Me „zhvillimet e fundit”, është nënkuptuar jo vetëm treni serb me mbishkrimet „Kosova është Serbi”, ndërtimi i murit në Mitrovicë, tani në rrënim, por më shumë: Tone të reja nacionaliste deri tek përdorimi i retorikës së luftës nga disa politikanë të vendeve ballkanike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme