Çfarë solli formati i ri i Ligës së Kampionëve? Plot 30 klube po luftojnë për një vend në xhiron e fundit

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Reagimet e tifozëve ndaj formatit të ri të Ligës së Kampionëve janë të ndryshme, nga ata që janë të zhgënjyer tek ata që janë të kënaqur, por askush nuk mund ta kundërshtojë faktin se nuk ka mungesë entuziazmi.

Deri në fund të fazës së ligës, ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur, dhe deri në 30 nga 36 klubet pjesëmarrëse do të luftojnë për diçka në 90 minutat e fundit të fazës së ligës.

Arsenali dhe Bayern Munichu kanë siguruar tashmë një vend në tetë ekipet e para, gjë që të çon direkt në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Është pothuajse e sigurt që Arsenali do të përfundojë i pari në fund, kështu që të dyja ekipet janë të lehtësuara në xhiron e fundit.

Përveç skuadrave në krye, katër klube në fund të tabelës që kanë humbur tashmë çdo shans për të vazhduar garën janë Eintracht Frankfurt, Slavia Praga, Villarreali dhe Kairat Almaty.

30 klubet e mbetura do të luftojnë për një vend midis tetë më të mirave, që të çojnë direkt në fazën e 1/8-tës, dhe pozicionet midis vendit të 9-të dhe të 24-të, të cilat sjellin ndeshjet ‘play-off’ për të hyrë në fazën e 1/8-tës.

Liverpooli ka shansin më të mirë për të përfunduar midis tetë të parëve, ndërsa Borussia Dortmundi ka shansin më të vogël nga klubet që ende teorikisht mund ta sigurojnë kualifikimin në tetë të parët.

Juventusi, Interi, Borussia Dortmund, Galatasaray, Qarabag, Marseille dhe Bayer Leverkusen janë pothuajse të sigurt në play-off, ndërsa Union Saint-Gilloise dhe Ajax do të kenë nevojë për një mrekulli për të vazhduar garën. /Telegrafi

Të ngjashme