Yjet lindin, jetojnë dhe vdesin. Dielli nuk është i ndryshëm, dhe kur ai të ‘vdesë’, të njëjtin fat do të pësojë edhe Toka. Por, planeti ynë nuk do të iki qetësisht nëpër natë. Përkundrazi, kur dielli të zgjerohet në një gjigant të kuq në gramhat e vdekjes, do të avullojë Tokën. Ndoshta kjo nuk është historia që ju shpresonit të dëgjonit, por nuk ka ardhur ende koha për të blerë policën e sigurimit për vdekjet e shkaktuara nga yjet.
Shkalla kohore është e gjatë – të paktën 7 ose 8 miliardë vjet. Njerëzit e kanë populluar tokën rreth një të dyzetmijtën e kohës; pra nëse mosha e Tokës do të ngjeshej në një Ditë 24-orëshe, njerëzit do të zinin maksimumi vetëm sekondën e fundit. Pra, çfarë ndodh kur dielli shuhet? Përgjigja ka të bëjë me atë se si shkëlqen ai. Yjet e fillojnë jetën e tyre si grumbullime të mëdha gazrash, kryesisht hidrogjen me një pjesë heliumi dhe elementesh të tjerë. Gazi ka masë, prandaj nëse një sasi e madhe e tij përqendrohet shumë në një vend, ai shembet nën peshën e vet. Kjo krijon presion në brendësi të proto-yllit, që e nxeh gazin derisa bëhet aq i ngrohtë sa që elektronet zhvishen nga atomet dhe gazi ngarkohet apo jonizohet (një gjendje e quajtur plazma).
Atomet e hidrogjenit, ku secili përmban një proton të vetëm, bashkohen me atome të tjera të hidrogjenit për të krijuar heliumin, që nga ana e tij ka dy protone dhe dy neutrone. Shkrirja çliron energji në formën e dritës dhe nxehtësisë, çka krijon një presion të jashtëm dhe ndalon gazin nga shembja e mëtejshme. Kështu, lind një yll i ri.
Në univers ekziston hidrogjen i mjaftueshëm që ky këtë proces të vazhdojë për miliarda vjet. Por përfundimisht, thuajse e gjithë sasia e hidrogjenit në qendër të Diellit do të shndërrohet në helium. Në këtë pikë, Dielli s’do të jetë në gjendje të gjenerojnë shumë energji, dhe do të fillojë të shembet nën peshën e vet. Kjo peshë nuk mund të gjenerojë presion të mjaftueshëm për të shkrijë heliumin, ashtu siç bëri me hidrogjenin në fillim të jetës së yllit.
Por ajo që hidrogjeni ka lënë në sipërfaqe do të shkrijë duke prodhuar energji të vogël shtesë, dhe i mundësuar Diellit të qëndrojë i ndritshëm. Megjithatë edhe pjesa me e madhe e heliumit do të fillojë të shembet nën vete. Kur kjo ndodh, ai lëshon energji, edhe pse jo me anë të shkrirjes. Në vend të kësaj ai nxehet vetëm për shkak të presionit në rritje (ngeshja e çdo gazi e rrit temperaturën e tij).
Çlirimi i energjisë shkakton më shumë dritë dhe ngrohje, duke e bërë edhe më të ndritshëm Diellin. Por energjia shkakton gjithashtu fryrjen e Diellit dhe shndërrimin e tij në një gjigant të kuq. Gjigandët e kuq kanë këtë ngjyrë për shkak se temperaturat e tyre sipërfaqësore janë më të ulëta se sa yjet si Dielli. Edhe kështu, ata janë shumë më të mëdhenj se sa homologët e tyre më të nxehtë.
Pra, një gjigant i kuq i zgjeruar përgatitet të përtypë një planet gjigand gazi që ndodhet shumë pranë. Një studim i vitit 2008 nga astronomët Klaus-Piter Shrëder dhe Robert Konon Smith, vlerësonte se Dielli do të bëhet aq i madh sa që shtresat e tij në skajin sipërfaqësor do të arrijnë në rreth 108 million milje (rreth 170 milionë kilometra), duke gllabëruar planetët e Mërkurit, Afërditës dhe Tokës.
I tërë procesi i kthimit në një gjigant të kuq do të marrë rreth 5 milionë vjet, një çikërimë në raport me moshën e Diellit. Në anën e ndritshme, shkëlqimi i dritës së Diellit është në rritje me një faktor prej rreth 10 përqind në çdo 1 miliardë vjet. Zona e banueshme, ku uji i lëngshëm mund të ekzistojë në sipërfaqen e një planetit, tani është në mes 0.95- 1.37 herë sa rrezja e orbitës së Tokës (e njohur ndryshe si njësia astronomike ose AU). Kjo zonë do të vazhdojë të zhvendoset jashtë sistemit.
Kur Dielli të bëhet gati për t’u shndërrduar në një gjigant të kuq, Marsi do të ketë qenë brenda zonës për mjaft kohë. Ndërkohë, Toka do të piqet, duke u kthyer në një banjë me avull, me oqeanet që do të avullojnë dhe zbërthimin e hidrogjenit dhe oksigjenit. Teksa uji shterr, hidrogjeni do të largohet në hapësirë, dhe oksigjeni do të reagojë me sipërfaqen e shkëmbinjve. Azoti dhe dioksidi i karbonit ndoshta do të bëhen përbërësit kryesore të atmosferës – më shumë si Afërdita sot, edhe pse nuk është e qartë nëse atmosfera e Tokës do të bëhet ndonjëherë aq shumë e trashë.
Një pjesë e kësaj përgjigje varet se si do të vazhdojë aktiviteti vulkanik, që është ende në vazhdim e sipër dhe sa shpejt do të lëvizin plakat tektonike. Atëherë pasardhësit tanë do zgjedhin të shkojnë në Mars, mund të mendojë dikush – apo edhe më larg në sistemin diellor. Por edhe Marsi nuk do të jetë për shumë kohë një planet i banueshëm.
Pasi Dielli të bëhet gjigant, zona e banueshme do të zhvendoset jashtë ndërmjet 49- 70 njësive astronomike. Neptuni në orbitën e tij aktuale ndoshta do të bëhet shumë i nxehtë për jetën; vend i jetueshëm mund të bëhet Plutoni dhe planetët e tjerë xhuxha, kometat dhe asteroidet të pasur me akull në Brezin Kuiper. Një efekt që Shrëder dhe Smith mbajtën shënim, është ai se yjet si Dielli humbasin masë me kalimin e kohës, në radhë të parë përmes erës diellore.
Orbitat e planeteve përreth Diellit do të zgjerohen ngadalë. Kjo nuk do të ndodhë mjaftueshëm shpejt për të shpëtuar Tokën, por nëse skajet e Neptunit janë mjaft larg ai mund të bëhet një shtëpi për njerëzit, me disa procese që do përshtasin zhvillimin e jetës në të. Ndonëse përfundimisht, hidrogjeni në pjesën e jashtme e Diellit do të varfërohet, dhe ai do të fillojë të shembet sërish në vete, duke shkaktuar një cikël shkrirjeje.
Për rreth 2 miliard vjet Dielli do të shkrijë heliumin, duke u shndërruar në karbon dhe oksigjen, por ka më pak energji në këto reaksione. Pasi copa e fundit e heliumit të shndërrohet në elemente të rëndë, nuk do të ketë më energji rrezatuese për të mbajtur Diellin të fryrë kundër peshës së vet. Qëndra e tij do të tkurret deri në një xhuxh të bardhë. Shtresat e jashtme të Diellit janë të lidhura dobët me qëndrën, pasi janë po aq larg nga ajo, kështu që kur qendra bie do të lërë pas shtresat e jashtme të atmosferës së saj. Rezultati është një mjegullnajë planetare.
Ndërsa xhuxhët e bardhë janë të nxehtë nga ngjeshja dhe jo bashkimi, fillimisht ata janë mjaft të nxehtë – temperaturat e sipërfaqes mund të arrijnë në rreth 28.000 gradë Celsius – dhe ata e ndriçojnë zgjerimin e ngadaltë të gazit në mjegullnajë. Kështu që çdo astronom alien miliarda vjet në të ardhmen, mund të shohë diçka si Unaza Nebulore në Lira ku Dielli dikur shkëlqente.