Më 17 mars 2004 filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër dhe zgjatën për disa ditë.
Vdekja e dy fëmijëve sot e asaj dite nuk u qartësua asnjëherë. Gjatë atyre trazirave, që zgjatën dy ditë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, po ashtu kryesisht shqiptarë.
Në atë kohë kryeministër i Kosovës ishte Bajram Rexhepi, dhe ishte përballur me këtë situatë. ish-kryeministri, fajësonte grupet kriminale serbe në veri për trazirat që quan në vrasjen e 19 civilëve.
Duke folur për mediet e huaja, Rexhepi kishte thënë se trazirat i konvenojnë vetëm kriminelëve serbë në veri të cilët kanë për qëllim të bëjnë spastrimin etnik të asaj pjese të Kosovës nga shqiptarët, shkruan Magazina.al.
“Natyrisht që kjo është tendencë e qartë dhe inskenimi i tyre, qëllimi i tyre është spastrimi etnik që edhe ato pak familje që kanë mbet t’i largojnë nga aty”, kishte thënë ish-kryeministri Bajram Rexhepi.
Rexhepi shqetësohej për shqiptarët në veri të Mitrovicës, për çka ishte pajtuar edhe me KFOR-in që të rritin sigurinë në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Në atë kohë ishte vendosur edhe ora policore në Mitrovicë, nga ora 20:00 deri në orën 05:00, kjo për shkak të frikës se mund të kryheshin veprime kriminale nga serbët e veriut kundër shqiptarëve në atë pjesë.
Bajram Rexhepi ishte emëruar kryeministër i Kosovës më 4 mars 2002 dhe mbajti këtë pozitë deri më 3 dhjetor 2004, ai vdiq nga një sëmundje në korrik të vitit 2017 në moshën 63-vjeçare.