Çfarë vitaminash përmban karrota?

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 15:22 | Nga

Karotat janë të pasura me beta karotën, vitamina A,B,C,K dhe E.

Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për t’u mbushur plot energji, pikërisht me konsumimin e tyre.

Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.

Përbërësit

2 karrota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kos

Përgatitja

Në fillim lajmë karotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qërojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. “Smoothie” juaj është gati!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme