Kosova do ta zhvillojë një miqësore kundër Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërsa, të martën, 14 tetor, Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore kundër Malit të Zi në të njëjtin vend.
Kur kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri te fillimi i ndeshjes së sotme, tashmë dihet edhe formacioni zyrtar.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka bërë ndryshime të mëdha në përbërjen e futbollistëve.
Ndërkaq, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Bersant Celina dhe Herolind Shala do ta shikojnë ndeshjen nga tribunat e stadiumit dhe do të ruhen për ndeshjen me Malin e Zi.
Challandes kishte lajmëruar për ndryshime, ndërsa kishte thënë që disa lojtarë nuk do të rrezikohen.