Challandes në Kosovë – kjo është agjenda e tij

????????????????????????????????????
Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:50 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të konfirmuar takimin miqësor me Shqipërinë, në fund të majit dhe është në pritje të konfirmimit të edhe një kundërshtari për fillim të qershorit.

Kjo është një nga arsyet pse në Kosovë këtyre ditëve po qëndron edhe selektori Bernard Challandes.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë, mirëpo qëllimi i zviceranit është që të ndjekë disa nga ndeshjet e Vala Superligës së Kosovës në mënyrë që të shohë nëse ka ndonjë element që mund t’i interesojë për ta bërë pjesë të grumbullimit të ardshëm. Kjo do të jetë hera e dytë që trajneri Challandes zbarkon në Kosovë, ndërsa hera e parë që do të ndjekë nga afër ndeshjet e Superligës nga stadiumet tona.

Insporti ka konfirmuar se Challandes sot do të jetë në takimin që zhvillohet në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit, kurse nesër po ashtu do të shikojë një ndeshje të Superligës, atë ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Në ndeshjet miqësore të muajit mars në grumbullimin e Kosovës ishin dy lojtarë nga Superliga, dy portierët Bledar Hajdini dhe Faton Maloku. Ky edicion i Superligës ka qenë mjaft i fortë dhe interesant, ku ka nxjerrë në pah edhe lojtarë të cilët mund të jenë të nevojshëm për të ardhmen e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme