Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën para ndeshjes miqësore ndaj San Marinos.
“Dardanët” nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillon miqësoren e pare nga katër sa i ka gjatë muajit qershor.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes tha se është i kënaqur me ekipin.
“Kam parë një ekip të mirë, në formë të mirë. Patëm stërvitje të mirë, pozitive, jam i lumtur me këtë ekip. Jam i kënaqur me kontigjentin e lojtarëve që kemi.
Tutje, ai tha se nuk i ka zgjedhur këta kundërshtarë për ta shpëtuar vendin e tij të punës.
“Jemi Kosova dhe nuk mund të zgjedhim kundërshtarë cilët duam ne. Kemi luajtur dy ndeshje mjaft të vështira, ndaj Suedisë dhe Spanjës. Kemi gjetur kundërshtarë që do të mund të luanim më lehtë me ta. Në këto dy ndeshje mendoj që është mundësi e mirë. Shkojmë për fitore. Na shërbejnë edhe për të parë lojtarët e rinj. Kemi respekt për të dyja ekipet, edhe San Marinon edhe Maltën. Ideja eshte për të fituar. Nese mendoni se i kemi zgjedhur vetëm për të shpëtuar punën time atëherë ju nuk dini asgjë për personalitetin tim” – tha Challandes.