Alex Oxlade-Chamberlain është i vendosur që të renovojë kontratën me Liverpoolin.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë menjëherë pas rikthimit të tij në fushë pas një viti, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mesfushori, që u kthye në fushë pas një lëndimi në gju, që u inkuadrua në ndeshjen kundër Huddersfield, do të vazhdojë edhe për 12 muaj në Anfield.
Kjo do të bëjë që Chamberlain të ketë kontratë me Liverpoolin deri më 2023.