Një tjetër tragjedi trondit Chapecoensen.
Katër vjet pas rrëzimit të avionit në të cilin 71 nga 77 personat që ishin në bord vdiqën (duke përfshirë 19 futbollistë, presidentin e atëhershëm, trajnerin dhe pothuajse të gjithë stafi trajnues), presidenti aktual i klubit brazilian, Paulo Ricardo Magro, 58 vjeç, vdiq këtë të mërkurë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ai ishte shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të spitalit Unimed, në Chapecó, Santa Catarina, që nga 18 Dhjetori, por nuk mundi t’u bënte ballë ndërlikimeve të sëmundjes.
Magro mori presidencën e klubit në gusht 2019, kur ish-presidenti, Plinio David de Nes Filho Maninho, dha dorëheqjen. Në gusht të këtij viti, mandati i bordit aktual u zgjat për një vit më shumë, i vlefshëm deri në fund të sezonit.
Në një deklaratë për mediet, klubi i Chapecoenses, që luan në divizionin e dytë të futbollit brazilian, shprehu tronditjen e thellë për vdekjen e Magro dhe u kërkoi tifozëve të luteshin për të.