Riyad Mahrez është duke i shqyrtuar ofertat mes Chelseat dhe Arsenalit, mirëpo në garë është përfshirë edhe Barcelona.
Anësori i Leicester Cityt pritet të vendosë për të ardhmen e tij në orët e mbetura të afatit kalimtar.
Përfaqësuesja e Algjerisë e ka lejuar futbollistin të largohet nga kampi stërvitor, në mënyrë që ta kompletojë transferimin te ndonjëri prej klubeve të interesuara.
Chelsea dhe Arsenali tashmë ia kanë dërguar ofertat e tyre Leicesterit, mirëpo konkurrenca nga Barcelona është e madhe.
Barcelona kanë vështirësi në transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, prandaj po i shqyrtojnë alternativat nëse dështojnë me brazilianin.