Chelsea ka identifikuar trajnerin e ri, vjen nga Serie A.
Zyrtarizimi i Carlo Ancelottit në bankinën e Napolit ka liruar Maurizio Sarrin.
‘Calciomercato.com’ raporton se drejtuesit e Chelseat kanë caktuar një takim me Sarrin.
Në pritje të largimit të Antonio Contes, në vend të tij mund të arrijë pikërisht Sarri, përcjell “lajmi.net”.
Tashmë ish trajneri i Napolit është kandidati i ri kryesor për bankinën e ekipit nga Stamford Bridge.
Por, ai kërkohet edhe nga Zenit St Petersburg që i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej 6 milionë euro në sezon.