Chelsea dërgoi skautët për ta parë nga afër Kumbullën

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Veronës duke zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

E të mërkurën në mbrëmje Lazio ishte nikoqir i Veronës, teksa mbrojtësi shqiptar luajti gjatë 90 minutave.

Në tribunat e stadiumit Olimpico kishte edhe skaut të gjigantit anglez Chelsea, që kishin ardhur për ta parë nga afër reprezentuesin shqiptar.

Mediat italiane kanë raportuar se londinezët kanë mbetur të kënaqur nga ajo çfarë tregoi Kumbulla në fushë.

Gjithsesi Chelsea nuk do ta ketë të lehtë ta afroj lojtarin, pasi për të interesim kanë shfaqur shumë skuadra.

Manchester United, Inter, Napoli e Fiorentina gjithashtu janë në garë për Kumbullën.

Verona në anën tjetër po pret që të fitojë mbi 25 milionë euro nga shitja e shqiptarit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme