Sipas The Sun, skuadra Chelsea është e interesuar që ta kthejë mesfushorin holandez, Nathan Ake, sërish në klub.
Futbollisti Ake është larguar nga kjo skuadër gjatë vitit 2017 dhe tani është pjesë e klubit anglez Bournemouth.
Ndërsa Chelsea është e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë prej 45 milionë eurosh, shkruan Goal.
Mesfushori Ake ka marrë pjesë në 22 ndeshje në Premier Ligë dhe ka kontribuar në tre gola.