Chelsea dhe Barcelona janë duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt – njofton Fichajes.
Dy klubet e përmendura i kanë bërë planet e tyre për vitin 2022, ndërkohë pritet të shuhet nëse do ta kërkojnë në janar apo në qershor.
Ndërkohë, Real Madridi është ndër klubet kryesore të interesuara për holandezin, i cili nuk i ka arritur pritshmëritë në Torino.
Është raportuar se De Ligt ka një klauzolë të prishjes së kontratës me Juventusin në vlerë prej 150 milionë eurosh.
Zonja e Vjetër shpreson ta mbajë qendërmbrojtësin edhe pas verës së vitit 2022 kur edhe hyn në fuqi klauzola.