Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ri.
Chelsea dhe Juventus kanë rënë dakord rreth pagesës së kompensimit për trajnerin italian, çka ia mundëson atij kthimin në vendlindje, shkruan Sky Italy, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se Sarri ka arrit marrëveshje me Zonjën e Vjetër, por që klubet kanë qenë deri tash duke negociuar mbi pagesën kompensuese.
Me këtë marrëveshje tash i është shtruar rruga që Frank Lampard ta zë vendin e Sarri në Chelsea.