Chelsea do ta huazojë përsëri Armando Brojën, Southampton e do sulmuesin shqiptar

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një viti të suksesshëm si i huazuar te Vitesse në Eredivisie.

Sulmuesi shqiptar madje ka luajtur edhe ndeshjet miqësore me londinezët ku ka shfaqur formë shumë të mirë.

Por duke parë hapësirat e pakta në formacionin bazë, Chelsea është duke menduar ta huazojë edhe për një tjetër sezon shtatlartin shqiptar.

Skuadra italiane Udinese ka shprehur interesim për afrimin e shqiptarit, por Chelsea dëshiron që Broja të huazohet në ndonjë skuadër angleze.

Së fundmi në garë për talentin kuqezi është futur edhe Southampton që bën gara në elitën e futbollit anglez.

Pas largimit të Danny Ings, Southampton është duke kërkuar një sulmues dhe kanë shfaqur interesim për afrimin e shqiptarit.

Sipas mediave angleze Broja ka pranuar të huazohet te Southampton pasi e sheh si mundësi të mirë për të luajtur rregullisht dhe të fitoj përvojë.

19-vjeçari pritet ta kompletoj huazimin te Southampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Evropës ku është ftuar nga trajneri Thomas Tuchel. /Telegrafi

Të ngjashme