Chelsea e ka refuzuar një ofertë të majme nga Barcelona për anësorin e saj brazilian, Willian, raporton Sky Sports.
Mësohet se Barcelona ka bërë ofertë prej 56 milionë euro për Willian, megjithatë klubi londinez nuk ka dashur të dëgjojë duke e refuzuar atë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, të kaltrit nuk ia kanë mbyllur përfundimisht derën gjigantit katalonas për brazilianin, pasi bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.
Willian është duke e kërkuar largimin nga Stamford Bridge, sepse pakënaqësitë e tij nën udhëheqjen e Antonio Contes.