Ekonomia Online
FUNDIT

Lëshohet qarkullimi në dy kahje – Rama kryen punë në afërsi të “ishullit urban”

Lëshohet qarkullimi në dy kahje – Rama kryen punë në afërsi të “ishullit urban”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë realizuar një intervenim të përkohshëm që mundëson qarkullimin në dy kahje në rrugën “Vicianum”. Postimi i plotë: Kemi realizuar një intervenim të përkohshëm që mundëson qarkullimin në dy kahje në rrugën Vicianum ?↔️? Trotuari do të rikthehet shumë shpejt në gjendjen e mëparshme, pasi […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë realizuar një intervenim të përkohshëm që mundëson qarkullimin në dy kahje në rrugën “Vicianum”.

Postimi i plotë:

Kemi realizuar një intervenim të përkohshëm që mundëson qarkullimin në dy kahje në rrugën Vicianum ?↔️?

Trotuari do të rikthehet shumë shpejt në gjendjen e mëparshme, pasi së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e shtyllave mbajtëse për ishullin urban në këtë pjesë të lagjes.

⚠️ Kjo zonë nuk lejon qarkullimin e mjeteve të rënda dhe kërkohet kujdes i shtuar nga këmbësorët. Historikisht, zona e Arbërisë është përballur me sfida të mëdha për këmbësorët – sidomos në kalimin e hekurudhës.

Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve, kemi paraparë që kalimi i hekurudhës dhe rrugës “Tirana” të bëhet përmes ishullit urban ?️

Qarkullimi dykahor në këtë segment do të ndihmojë në lehtësimin e rrugës “Ahmet Krasniqi”, si dhe do të përmirësojë qasjen për banorët në rrugët Vicianum dhe Bashkim Fehmiu.

Të ngjashme