Komuna e Prishtinës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Musmurati thërret konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me mbeturinat në kryeqytet

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se konferenca ka të bëjë me gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.
Në konferencë do të paraqitet nënkryetarja, Besianë Musmurati.
Konferenca pritët të fillojë në ora 14:15, dhe do të mbahet në sallën e konferencave, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.










