Ekonomia Online
FUNDIT

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, nis gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, nis gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, raporton Ekonomia Online.

Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i arritshëm për organet e drejtësisë, ndërkohë që ndaj tij mbetet aktive edhe kërkesa publike e Policisë së Kosovës për lokalizimin e tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 tetor 2026 ka ngritur zyrtarisht aktakuzën ndaj Adnon Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri.

Rasti pat nxitur reagime të mëdha publike pasi viktima kiste kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet, por mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Të ngjashme