Gjatë 24- orëve të fundit në vendin tonë janë paraçitur katër raste të armëbajteve të pa leje.
Katër raste të armëmbajtjeve pa leje brenda 24-orëve

Në raportin policor bëhet e ditur se rastet e paraçitura janë nga komunat të Obiliqit, Podujevës dhe Vushtrisë.
Rastet e raportuara:
Obiliq: 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, e ka dorëzuar në stacion policor një pushkë gjuetie me leje të skaduar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Lupç i Poshtëm:10:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 15 copë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Llapashticë e Epërme, 2026 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me dy viktimat meshkuj kosovarë, kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe e kishte shkrepur me të. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me 3 copë fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Vushtrri 01.11.2026 – 00:00. Më 09.11.2026 viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai janë sekuestruar dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe 7 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.











