Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së vet në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Chelseat, megjithëse barazoi 1:1 në shtëpi.
Reali pranoi gol herët falë golit nga Christian Pulisi, por Karim Benzema e barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë me një goditje spektakolare, në atë që doli të ishte goditja e vetme e Realit në kornizën e portës.
Chelsea kishte mundësi shumë më të mira shënimi por iu desh të pajtohej me një barazim, duke e lënë gjithçka të hapur për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge pas një jave.
Zidane e pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij vuajti në pjesën e parë në veçanti.
“Ishte shumë e vështirë për ne në pjesën e parë, por në pjesën e dytë e kontrolluam më shumë lojën”, tha Zidane.
“Ata janë shumë të shpejtë, kanë lojtarë të mirë dhe e nisën ndeshjen shumë mirë. Në pjesën e dytë ne kishim më shumë kontroll. Ne jemi ende në lojë dhe jemi të lumtur me paraqitjen në përgjithësi. Ne luajmë mirë në udhëtim, bëjmë presion përpara”.
“Chelsea është në gjysmëfinale për një arsye, sepse është ekip i mirë. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë garuese”, shtoi ai.