Chelsea i dhuron për bamirësi paratë e fituara në Super League

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Chelsea i ka dedikuar për bamirësi paratë e fituara nga Superliga e femrave në futboll, shkruan agjencia Reuters.

Shuma në vlerë 100 mijë funte do të dhurohet te organizata bamirëse britanike “Refuge” që përkrah gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë familjare gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Futbollistet e Chelseat janë shpallur kampione nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) javën e kaluar, pasi është vendosur të mos vazhdohet edicioni shkaku i pandemisë. Ato ishin duke kryesuar në renditje.

“Është një organizatë bamirëse që është afër zemrave dhe mendjeve të skuadrës së femrave, dhe është shumë e rëndësishme për pronarin tonë Roman Abramovich dhe të gjithë në klub”, ka thënë kryetrajnerja e Chelseat te femrat, Emma Hayes.

Të ngjashme