Chelsea i kërkon falje tifozëve për stadiumin

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Blutë dëshirojnë që të ringjallin besimin me tifozët e tyre pas debaklit me SuperLigën, por ata janë përballur për kritika të reja

Chelsea i ka kërkuar falje tifozëve të tyre të inatosur pasi që kanë dështuar për ta përfunduar punën në stadiumin “Stamford Bridge”, sidomos me ulëset e stadiumit.

Kjo do të thotë se tifozët do ta humbin ndeshjen e parë të sezonit kundër Crystal Palace pavarësisht se kanë bileta sezonale.

Problemet kanë të bëjnë me tribunën e ulët, Matthew Harding në stadiumin e Chelseat që nuk do të jetë e mbushur tërësisht për ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë.

“Ne e kuptojmë se i kemi zhgënjyer këta tifozë dhe sinqerisht ju kërkojmë falje për faktin që kjo ka ndodhur”, thuhet në deklaratën e klubit për problemin e ulëseve.

“Nëse jeni mbajtës i biletave sezonale ato do të ribursohen për një ndeshje plus si dhe shpenzimet e udhëtimet. Të gjithë tifozët do të rimbursohen plus do të jepen fonde për shpenzimet e udhëtimit”. 

Të ngjashme