Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit të Real Madridit, Marco Asensio.
Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar se londinezët kanë njoftuar Realin se janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 150 milionë euro për transferimin e Asensios në fund të këtij edicioni.
Po ashtu, Chelsea për ta bindur Asension që të transferohet në “Stamford Bridge” i ka ofruar pagë vjetore prej nëntë milionë eurosh, dyfish më shumë sesa merr te Real Madridi.
Asensio 22-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe këtë edicion ka shënuar dhjetë gola e ka dhënë katër asistime në 45 paraqitje.
Ai pos Realit, karrierë ka bërë edhe tek Espanyoli e Mallorca. Asensio ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës, me të cilën ka debutuar në vitin 2016.