Chelsea konfirmon trajnerin e ri, ky i fundit nënshkruan kontratë 5-vjeçare

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Pasi Mauricio Pochettino u largua me marrëeshje të dyanshme, Chelsea kishte mbetur pa trajner në krye të skuadrës.

Mirëpo, nga sot, skuadra blu nga Londra ka një zot në krye.

Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Chelsea, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçari me klubin londinez.

Maresca vije nga Leicester City, me të cilën skuadër arriti të sigurojë promovimin në elitën e futbollit anglez si kampion i Championship.

Trajneri italian më herët kishte qenë vetëm ndihmëstrajner në skuadra të ndryshme, si Manchester City, Ëest Ham, Parma, Sevilla e Ascoli.

Chelsea përfundoi sezonin në vendin e gjashtë, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme