Chelsea i prish punë Juventusit për Danilon

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 15:52 | Nga

Edhe Chelsea ka hyrë në garë për mbrojtësin e Real Madridit, Danilo. Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, edhe menaxheri i Chelseas, Antonio Conte ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Danilo.

Interesimi i kampionit të Premierligës për brazilianin mund t’i prishë punë Juventusit, e cila gjithashtu është duke e kërkuar Danilon.

Daily Mirror shkruan se hyrja në garë e Chelseas për Danilon kanë shtyrë drejtuesit e Real Madridit që ta rrisin çmimin e brazilianit në 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme