Chelsea ka refuzuar ofertat prej 35 milionë funtesh nga Barcelona dhe Atletico Madridd për Willian, raporton mediumi britanik Sky Sports.
Barcelona ka një kohë që është e interesuar në blerjen e kartonit të brazilianit mirëpo këto oferta iu ishin refuzuar edhe verën e kaluar, edhe në janar, shkruan Goal.
Futbollisti i krahut ka hyrë në vitin e tij të fundit në kontratë, dhe ka startuar në 26 nga 32 paraqitjet e tij te Të Kaltrit duke realizuar tre gola.
Një arsye e fortë pse Chelsea nuk po e lejon të largohet është ndalesa e transfereve që iu është bërë nga UEFA për dy afatet kalimtare.