Tashmë është pothuajse e sigurt, Philippe Coutinho s’do të qëndrojë te Bayern Munich.
Ai ka pak shanse që të qëndrojë edhe te Barcelona, megjithatë nuk duhet të shqetësohet, pasi shumë oferta do të ketë në tavolinë gjatë verës.
Për brazilianin interesohen shumë klube, më së shumti Chelsea i Frank Lampard, duke mos lënë anash Manchester Unitedin dhe Leicester Cityn.
Sipas Mundo Deportivo, klubet në fjalë tashmë kanë kontaktuar agjentin e Coutinhos dhe do të bëhet një ‘luftë’ gjatë verës për t’i siguruar shërbimet e ish mesfushorit të Liverpoolit.
Coutinho çuditërisht, edhe pse po shkëlqente te Liverpooli, nuk bindi te Barcelona, duke u huazuar te Bayerni me të drejtë blerje për 120 milionë euro, por klubi gjerman s’do të aktivizojë klauzolën.