Skuadra nga Londra i ka dhënë fund sagës së trajnerit, duke caktuar ish-shefin e Napolit, i cili tashmë ka nisur të bëjë planet për edicionin e ri.
Chelsea ka arritur marrëveshje me teknikun italian Maurizio Sarri, që pritet të konfirmohet si shef i ri i stolit të skuadrës nga Londra.
Mediat angleze raportojnë se Sarri do të marrë 5 milionë euro në vit, por nuk japin detaje tjera mbi kontratën që ka ai me Blutë.
Italiani tashmë ka bërë gati listën e lojtarëve që do t’i transferojë dhe mbrojtësi i Juventus Daniele Rugani pritet të jetë i pari që do të transferohet në Stamford Bridge.