Qyteti amerikan Chicago ka bërë historinë duke zgjedhur një grua afrikano-amerikane si kryebashkiake për herë të parë.
Lori Lightfoot është një ish-prokurore federale e cili nuk ka mbajtur post publik edhe më parë.
Ajo ishte në garë me 13 kandidatë të tjerë dhe mbizotëroi zgjedhjet përfundimtare të balotazhit me më shumë se 74%.
Lightfoot është gjithashtu kryebashkiakja e parë homoseksuale e këtij qyteti dhe festoi fitoren në shoqërinë e vajzës dhe druas së saj.
“Sonte shumica e vajzave dhe djemve po vëzhgojnë, po na shikojnë dhe po shohin fillimin e diçkaje, diçkaje të mirë dhe pak më ndryshe”, tha ajo.
56 vjeçarja ka bërë fushatë në një platformë për t’i dhënë fund korrupsionit politik dhe për të ndihmuar familjet me të ardhura më të ulëta.