Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvillyar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se e ka falënderuar Kurtin për angazhimin siç u shpreh ai konstruktiv në gjetjen e një zgjidhje.
Chollet gjithashtu ka theksuar se ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge, për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin ShBA-ja e mbështet fuqishëm”, ka shkruar Chollet në Twitter.