Chris Brown është arrestuar pak momente pasi e ka përfunduar koncertin në West Palm Beach të Floridës mbrëmë.
Ai sapo e kishte përfunduar shoun e tij në amfiteatrin e qytetit, Coral Sky, kur u kap nga policia – të cilët po e prisnin përkrah objektit, me një urdhër arrest.
WPTC po raporton se Brown ishte dërguar në Burgun e Qarkut të Palm Beach, pasi që kërkohej nga Zyra e Sherifit të Qarkut të Hillsborough i dyshuar për kryerjen e një krimi.
Ai më pas ishte liruar pasi kishte paguar kaucionin prej dy mijë dollarësh.
Pas lirimit ai kishte postuar në Instagram, ku e kishte konfirmuar se do ta vazhdojë turneun e tij “Zemër thyerje në Hënë të Plotë” më vonë gjatë ditës së sotme sot në Tampa të Floridës.
https://www.youtube.com/watch?v=Sse1a3gWkJc