Christina Perri e ka humbur foshnjën

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ylli i hitit “A Thousand Years”, Christina Perri, e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të humbjes së vajzës së saj të vogël, e cila fatkeqësisht kishte lindur e vdekur.

Edhe pse këngëtarja kishte qëndruar disa javë në spital si pasojë e disa komplikimeve me shtatzëni, mjekët nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën foshnjës, transmeton Koha.

Krahas një fotografie të postuar në Instagram ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Paul Costabile, shihen duke ia mbajtur dorën fëmijës së tyre të ndjerë, Perri kishte shkruar: “Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme