Ciara frikohet se ish-i do t’ia vrasë të fejuarin

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 09:20 | Nga

Këngëtarja e famshme Ciara beson se sjellja e fundit e ish të fejuarit të saj, reperit Future, në rrjetet sociale forcojnë edhe më shumë kërcënimet e këtij të fundit se do ta vrasë të fejuarin e tanishëm, Russell Wilson.

Ciara ka dorëzuar edhe më shumë dokumente në gjykatë në padinë të cilën ajo e ka ngritur kundër babait të fëmijës së saj, duke theksuar se ka frikë se reperi do t’ia vrasë të fejuarin e saj. Këngëtarja 30-vjeçare e ka cilësuar sjelljen e fundit të reperit si të frikshme dhe të papërgjegjshme, çka e ka shtyrë të ketë frikë për ragbistin e famshëm.

Dëshmia e saj e parë për këtë frikë lidhet me një postim në “Twitter”, të cilin reperi e kishte bërë vitin e kaluar, ku shihen dy emoji të ragbit të pasuar me tri emoji me armë. Ajo gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe në vargjet e këngës së fundit të reperit “Juice”, ku ai kërcënon personin që bën seks me nënën e fëmijës së tij, duke e kërcënuar me vrasje.

Future, me të cilin Ciara ka qenë i fejuar mes vitit 2013 dhe 2014, ka mohuar se i ka postuar emojit në fjalë, duke thënë se ato janë nga një llogari e rreme në emër të tij.

“Do të doja që të gjithë të shohin përpara pas ndarjes siç e kam bërë unë. Kjo është dëshira ime”, ka shkruar ai në “Twitter” pas akuzave të fundit. Në shkurt të këtij viti, Ciara ka ngritur padi 15 milionë dollarë kundër tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme