Ciara zhveshur në setin e ri shtatzënë

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 16:38 | Nga

Ciara ka vendosur të mbyllë këtë cikël kaq të rëndësishëm të jetës së saj duke realizuar një set fotografik që ka shkaktuar shumë reagime.

Këngëtarja amerikane pozoi topless për revistën “Harper’s Bazaar” tek përkëdhelte barkun e rrumbullakosur dhe mbante veshur vetëm një palë pantallona xhins. Edhe pse fotografitë dukeshin mjaftueshëm të pafajshme, komentet negative nuk munguan përsa i përket pranisë së djalit të vogël në to.

“Kjo nuk është një fotografi e lezetshme, më fal!”, shkruan njëri prej tyre.

Ndjekësit e akuzuan këngëtaren se një gjë e tillë është e patolerueshme, ndërkohë që në mbrojtje të saj doli kolegia Kelly Rowland, e cila tha se e adhuronte këtë set.

CiaraCiara

Ciara

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme