Ciara u përgjigjet kritikave për fustanin tërësisht transparent në Oscar

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Më 12 Mars, Ciara shkoi në festën e çmimeve Oscar të organizuar nga “Vanity Fair” me një fustan të thurur nga Dundas dhe taka nga Santoni.

Fustani ishte një copë e zezë e tejdukshme, e zbukuruar me gurë që shfaqte katërcipërisht “hiret” e këngëtares.

Emri i saj u kthye në trend në rrjete sociale dhe mori mjaft kritika që tregoi fizikun e përsosur.

Ndaj këngëtarja vendosi që të gjithave t’iu përgjigjej në një video të postuar në Tik Tok.

Duke përdorur një efekt zanor sikur paparacët kërkojnë ta fotografojnë, ajo eci në një tapet të kuq imagjinar mbështjellë me një çarçaf të bardhë që e valëviste dhe pozonte për ‘kamerat’. “Kritika selektive”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme