Jemi mësuar të shohim që shumë emra të estradës i japin fund beqarisë së tyre duke u martuar me personin që ata duan, por shpeshherë këto martesa edhe dështojnë duke mos zgjatur shumë.
Mirëpo, sovrani.info ka përmendur tri çifte në estradën shqiptare, të cilët nuk janë përfolur për ndonjë krizë në martesën e tyre dhe ata janë:
Naim Abazi dhe Mihrije Braha
Çifti me profesionin e njëjtë dhe që prej kohësh janë së bashku nuk janë përfolur për ndonjë krizë në martesën e tyre shumëvjeçare dhe nga kjo martesë kanë një djalë, Platorin.
Gili dhe Ilir Berani
Njëri kompozitor e tjetra këngëtare, këta janë çifti Gili dhe Ilir Berani, që jemi mësuar t’i shohim prej vitesh në krahët e njëri-tjetrit dhe të lumtur, dhe nga kjo martesë disavjeçare kanë dy djem, Robertin dhe Redonin.
Vera dhe Sunaj Saraçi
Edhe pse me disa vite dallim në moshë, Vera dhe Sunaj Saraçi po ashtu janë një ndër çiftet më të lumtura të estradës dhe pa ndonjë krizë në martesën e tyre, dhe ky çift kanë vetëm një djalë, Sevenin, i cili po ashtu me profesion është këngëtar sikurse prindërit.