Federata e Çiklizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie për garën ndërkombëtare të Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Federatës së Çiklizmit, Avni Nuha, tha se këtë garë do të marrin pjesë 12 ekipe dhe do të zhvillohet në tri etapa.
“Rrethi çiklistik i Kosovës është futur në garat botërorë. Në këtë garë do të marrin pjesë 12 ekipe me nga 7 çiklistë. Kjo garë do të zhvillohet në tri etapa e premte, shtune dhe diele”.
“Me 26 Korrik fillon etapa e para në Shkabaj deri ne Duhël. Etapa e dytë fillon në Morinë pastaj në Elez Han. Etapa e tretë fillon Han Elez Morinë”.
“Këto ekipe që kane konfirmuar pjesëmarrjen janë ekipe profesionale. Shuma totale e çmimeve do te jetë 5000 euro”.
“Ky projekt të futet në buxhetin e ministrisë sepse në vitet e ardhshme ky projekt do të kushtojë shumë. Është hera e parë që garuesit që marrin pjesë, pikët i llogariten në Federatën Botërore të Çiklizmit”.
Nënkryetar i Federatës Rafet Azemi tha kjo garë është shumë e rëndësishme që do t’i plasojë garuesit tanë në nivel ndërkombëtar.
Artan Muhaxheri tha se është e rëndësishme që çdo gjë që shkon në UCI-t të jetë në nivel, raporton EO.
Selektues i Federatës së Çiklizmit Florim Shala, tha se janë të përgatitur për këtë garë.
“Kemi bërë ushtrime thuaj se çdo ditë dhe jemi të përgatitur për këtë garë”.