Sot mbahet maratona humanitare e çiklizmit “Nënë Tereza 2017” me moton “Shtegëtim i vogël, dashuri e madhe”.
Marartona ka karakter humanitar me destinim SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Maratona 75km do të fillojë nga ora 10.00 në fshatin Letnice, ndërsa arritja e çiklisteve në Prishtinë pritet nga ora 12:30 deri në orën 13.00.
Maratona është organizuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me USAID-in, Caritas Kosova, Sh.H.B “Nëna Terezë, KVRL, Q. Rinore, Bashkësinë Islame në Viti, Famullit e Letnicës, Stubllës E. dhe Binçes, AKV “Kemajl Azizi”, etj.