Një tjetër tragjedi godet çiklizmin. Mbrëmjen e të premtes ka humbur jetën sportisti belg, Jimmy Duquennoy, 23 vjeç, profesionist.
Belgu ka pësuar një atak kardiak, sipas konfirmimit të mjekëve.
Lajmin e ka dhënë skuadra e tij, WB Aqua Protect Veranclassic.
“Të shtunën në mëngjes kemi marrë lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Jimmy Duquennoy”, ka shkruar skuadra në një komunikatë.
“Jimmy humbi jetën papritur të premten në mbrëmje, në shtëpinë e tij. Ishte një djalë i gjallë, i sjellshëm dhe shumë i hapur”.