Cilat ushqime ju ndihmojnë të luftoni stresin?

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit në vartësi nga preferencat veprojnë ndryshe, disa në situata të vështira dëshirojnë të ushqehen me diçka, disa të tjerë e urrejnë vetëm të menduarit e ushqimit.

Kur ndodheni në tension apo në një situatë të vështirë është e rëndësishme të ushqeheni, por ushqimi që ju duhet ta konsumoni duhet të zgjidhet me përpikëri, njofton Klan Kosova.

Kur ndodheni nën stres apo në ndonjë tensioni trupi kërkon proteina, vitamina dhe vlera të tjera ushqyese.

Ushqimet që ndihmojnë të mos shkaktohet ndonjë efekt negativ kur ndodheni nën stres janë si: ushqimet me vitaminë C në mënyrë që të mos dobësohet imunitetit.

Po ashtu spinaqi, brokoli, dhe bananet të cilat janë të pasura me vitaminë B ndihmojnë që kujtesa jonë të mos dëmtohet.

Gjithashtu stresi e rrit shtypjen e gjakut, ushqimet që balancojnë atë janë jogurti dhe domatet.

Këto janë ushqimet që duhet patjetër të jenë pjesë e menysë së një njeriu i cili përjeton stres.

Related image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme