Kampionati evropian në Francë duket se nuk doli si pritnin disa nga sulmuesit më të njohur.
Zlatan Ibrahimovic, Harry Kane, Mario Mandzukic dhe Robert Lewnadowski arritën të shënonin vetëm nga një gol me kombëtaret e tyre në Euro 2016.
Pati edhe më keq, pasi Thomas Muller ende nuk ka shënuar asnjë gol, madje humbi edhe penalltinë kundër Italisë.
Në një nga sulmuesit më të dobët hynë edhe Antony Martial, i cili përkundër një sezoni fenomenal te Man United, në këtë evropian ishte dështim, njejtë si bashkëlojtari i tij Wayne Rooney.
Shumë shpesh lojtarët janë akuzuar se nuk po e japin maksimumin me kombëtare, siç bëjnë te klubet e tyre.