“Nuk fjeta gjithë natën, ai gabim do të më shoqërojë deri në vdekje”, Muller reagon pas rastit të humbur ndaj Anglisë

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për rastin ideal të humbur në ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të fazës së 1/8-tës të Euro 2020.

Anglia mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e 1/8-tës për të siguruar një vend në çerekfinale.

Megjithatë, ndeshja mund të kishte krejt rrjedhë tjetër nëse Muller do të ishte i saktë gjatë një rasti në minutën e 81-të kur rezultati ishte vetëm 1-0.

Muller doli i vetëm me portierin dhe dështoi, ndërsa tashmë ka kërkuar falje dhe ka reaguar për gjithë rastin në rrjetet sociale.

“Ai moment, që do ta kujtoj deri në fund të jetës, më bëri të mos fle sonte. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment kur ke në këmbë rikthimin e skuadrës tënde në lojë në një ndeshje nokauti. Ju keni shansin të kaloni një komb të tërë në ekstazë. Të kesh këtë mundësi të tillë dhe më pas ta lësh të të ikë nga dora…”.

“Kjo gjë do të më lëndojë deri në vdekje. Më dhemb për të gjithë Gjermaninë, për shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tonë, i cili më dha besimin për të qenë aty në atë moment”.

“Por, mbi të gjitha më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë që kanë qëndruar pranë nesh dhe na kanë mbështetur gjatë këtij Kampionati Evropian. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Muller në profilin e tij në Instagram

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme