Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka treguar disa nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në komunikacion.
Ahmeti në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se zakonisht numërohen tre faktorë kryesor se pse ndodhin aksidentet në trafik.
“Ne zakonisht i numërojmë tre shkaktarë: njeriu, automjeti dhe rruga. Por dje iu ka shtuar edhe faktori incident. Faktori incident ne i themi shiut të papritur ose terë ditor, pastaj rrezet e dritës që bien në sy, pastaj dalja e kafshës në rrugë qoftë shtëpiake apo e egër e kështu me radhë. Ky quhet faktori incident që nuk është i përhershëm”, ka thënë ai.
Ai përmendi se në Kosovë ndër problemet kryesore është mosrespejktiomi i kufizimit të shpejtësisë.
“Kur është moti i keq ata zakonisht futen brenda automobilave dhe nuk dalin, gjë që rezultoi edhe dje gjithandej e pashë që ndodh kjo. Problematika kryesore tek ne në Kosovë në aksidentet në komunikacion është mosrespektimi i kufizimit te shpejtësisë, mosdhënia e përparësisë së kalimit, shpeshherë me dije e pa dije dhe rastet tjera që janë prezent. Dëshira për ngasje të shpejtë është gjithmonë tek dikush atraksion, te dikush me mrri sa më herët e tek dikush prej mendjemadhësisë apo pasionit”, deklaroi ai.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 68 aksdidente në rrugët e Kosovës.