Cilin trofe e dëshiron Ribery këtë sezon?

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 09:44 | Nga

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka pranuar se më shumë do t’i pëlqente ta fitojë Ligën e Kampionëve sesa trofeun e pestë radhazi në Bundesliga.

Francezi ishte lojtari kryesor i bavarezëve në triumfin e sezonit 2012/2013, ndërsa në vitet pasuese nën Pep Guardiolan, ata dështuan të fitonin në Evropë.

Këtë edicion në krye të skuadrës është Carlo Ancelotti, i cili (së bashku me ish-trajnerin e Liverpoolit, Bob Paisley) është trajneri i vetëm që e ka fituar tri herë garën prestigjioze evropiane.

“Duam të fitojmë gjithçka. Nëse më duhet të vendos ndërmjet Bundesligas dhe Ligës së Kampionëve, do të zgjedhja Ligën e Kampionëve, sepse është më e veçantë, edhe pse Bundesliga është një gjë e madhe”.

“Shpresoj që ta fitojmë çdo trofe këtë sezon”, ka thënë 33-vjeçari për Goal.

afi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme